10 mijë kontenierë ndodheshin në anijen që shembi urën Francis Scott Key në Baltimore në SHBA. Kompania që kishte marë me qira këtë anije ishte daneze dhe është një nga kompanitë më të mëdha në botë të transportit të kontenierëve, duke lëvizur çdo gjë, nga veshjet dhe pjesët e makinave deri te pajisjet elektronike dhe makineritë e rënda.
Fillimisht pati dyshime se ky akt ishte terrorist, por vetëm pak minuta më parë, FBI në një deklaratë zyrtare tha se nuk kishin asnjë informacion specifik që kjo ngjarje të ketë lidhje me terrorizmin, apo një sulm i organizuar.
Shërbimet e kërkim-shpëtimit thonë se kanë arritur të shpëtojnë dy persona, ndërsa 7 të tjerë raportohen të zhdukur.