Pogradec/ 23-vjeçari godet me thikë vëllain

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 26.03.2024, 14:04

Një 23-vjeçar nga Pogradeci është arrestuar nga policia pasi ka goditur me thikë vëllain e tij më të madh.

Mësohet se i riu ka goditur me thikë vëllain pas një sherri të çastit në banesë.

I plagosuri ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Deri më tani raportohet se është jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht plagës që ka marrë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit