Një 53-vjeçar i ka dhënë fund jetës ditën e sotme.
Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se 53-vjeçari me iniciale I.T është hedhur nga kati i gjashtë i një pallati në rrugën "Sali Nivica", Tiranë.
Ai ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa vijojnë hetimet për zbulimin e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak/ Më datë 26.03.2024, në rrugën “Sali Nivica”, është vetëhedhur nga kati i 6-të i një pallati shtetasi I. T., 53 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.