Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.
Axhielo është një 23-vjeçar me një dëshirë të madhe për të jetuar dhe me pasion aplinizmin. Por sëmundja e rrallë "Ewing Sarkoma" nga e cila vuan, po i merr jetën dita-ditës.
Në fillim ai ka patur një problem në mushkërinë e majtë dhe familjarët për një vit e gjysmë luftuan me këtë sëmundje me kimioterapi dhe rrezatime. Por gjatë një kontrolli të kryer së fundmi në Turqi ai ka zbuluar se sëmundja i ka prekur edhe mushkërinë e djathtë dhe tani ka nevojë për kimioterapi të tjera.
Për të vazhduar kurimin ai duhet të bëjë plazmë gjaku pasi trupi i tij nuk reagon më ndaj kimioterapive. Duke qenë se plazma e gjakut është shumë e kushtueshme, familjarët nuk mund ta përballojnë dhe kanë kërkuar ndihmën e shqiptarëve. Ata thonë se çdo kontribut do të jetë i vlefshëm për kurimin e Axhielos.
Kushdo që ka dëshirë mund të kontribuojë në linkun e GoFundMe.
Apeli i familjarëve:
Axhielo, eshte nje djale 23 vjecar dashamires i alpinizmit edhe me plot deshire per te jetuar . Per fat te keq Axhielo vuan nga nje semundje shume e rralle e quajtur Ewing Sarkoma: Kjo semundje fillimisht iu shfaq ne mushkerine e majte prane brinjve. Pasi Axhielo edhe familja e tij luftuan per nje vit e gjysem me semundjen, me seanca kimioterapie edhe nje muaj rrezatim, ne kontrrollin peridok ne Turqi moren lajmin e keq qe semundja i eshte perseritur tanime ne mushkerine e djathte. Per shkak dozave te shumta te kimioterapise, trupi i tij nuk eshte me ne gjendje te perballoje nje tjeter kure me kimiterapi. Per te rinisur me kimioterapine, Axhielo eshte i detyruar te beje plazem gjaku. Kjo e fundit eshte per fat te keq shume e kushtueshme. Familja e tij nuk ka mundesi per te perballuar perseri shpenzimet. Ndaj me dore ne zemer, familja e Anxhielos ju lutet per nje kontribut sado te vogel per te ndihmuar djalin dhe vellain e tyre me kurimin. Nese nuk keni mundesi per te dhuruar, ju lutemi te pakten te shpendani kete fundraiser ne menyre qe te arrijme sa me shume persona.
Ju falenderojme nga zemra dhe zoti ju bekote! NJOFTIM: Cdo kontribut qe ju beni, do i shkoje familjareve te Axhielos. Ju lutemi te na kontaktoni per cdo pyetje qe mund te keni.