“Bashkia Elbasan prej 19 vitesh s’ka fonde për rregullimin e rrugës, gjendja skandaloze”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.03.2024, 13:00

Denoncimet e shqiptarëve për infrastrukturën sa vijnë e shtohen.

Rrugë të pashtruara, të amortizuara e në gjendje skandaloze, gjen kudo nga veriu në jug të vendit dhe angazhimi i pushteti vendor për rregullimin e tyre është inekzistent.

Banorët e lagjes "Dyli Haxhire" në Elbasan thonë se rruga "Refik Myftiu" prej 19 vitesh është në gjendje skanaloze. Ata thonë se kanë bërë peticion me firma dhe e kanë dorëzuar në bashki, por ende asnjë ndryshim pasi bashkia u thotë se s'kanë fonde.

Sipas tyre, bashkia ka shtruar vetëm një pjesë të rrugës dhe pjesën tjetër jo, për arsye që nuk dinë t'i shpjegojnë. Ata thonë se në këtë lagje jetojnë rreth 300 banorë, por prej 19 vitesh bashkia s'ka fonde për rregullimin e rrugës.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje Jemi rreth banore te lagjes dyli haxhire,rruga refik myftiu Elbasan. Rruga eshte ne gjendje skandaloze dhe ka 19 vite qe nuk nderhyn askush. Kemi bere peticion me firma edhe e kemi dorezuar ne Bashki dhe na thone ska fonde. Eshte vetem nje pjese rruge qe e kan lene pa rregulluar dhe nuk dihet mbi cfare baze eshte bere "perzgjedhja" ana e majte apo e djathte duhet asfaltuar. Bashkija ka 19 vite qe ska fonde kte e dime por publikojeni ndoshta behet dicka. 300 banore

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit