Shëndetësia që kryeministri Edi Rama dhe ministrja Albana Koçiu reklamojnë çdo ditë në rrjetet sociale, nuk i ngjason aspak asaj në realitet.
E themi këtë pasi denoncimet e shqiptarëve tregojnë më së mirin realitetin dhe vuajtjet me të cilat përballen çdo ditë.
Ditën e sotme, që në orën 07:30, një qytetar është paraqitur në spitalin e Sanatoriumit për të kryer një skaner. Por ai thotë se orët kalojnë dhe në skaner futen vetëm njerëzit me lekë dhe miq.
Sipas tij, mjekët i kanë thënë se skanerat e tjerë nuk punojnë dhe janë të detyruar të vijojnë punën vetëm me një që u ka ngelur. Ai thotë se është e turpshme se si populli katandiset nga dita në ditë.
Denoncimi i qytetarit:
Prsh jeta esht qejf per te ber nje skane mushkrie ke sanatoriumi kemi ardhur qe ne oren 07:30. Dhe ur erdhem nuk kishte njeri fare. Dhe vetem fusin njerez me lek dhe me miq. Mund ta shperndani ju lutem. Doktorat Thon qe kemi ngelur vetem me nje skaner Se te tjeret nuk punojn. Turp i zotit si e katandisin kete popull Ditat dites me keq Faleminderit