Tritoli në Shkodër/ Djali i 62-vjeçares dyshohet se ka lidhje me bastet online, shpërthimi paralajmërim

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.03.2024, 11:08

Detaje të reja janë zbardhur rreth shpërthimit me tritol që ndodhi një ditë më parë në lagjen "Tom Kola", në Shkodër.

Tritoli që ishte vendosur në oborrin e banesës së shtetases Frida Sala dhe djalit të saj Dori Sala, dyshohet të jetë një paralajmërim për këtë të fundit. Ka dyshime se Dori Sala është i përfshirë në një kompani bastesh online dhe lufta mes grupeve kriminale për dominimin e basteve online mendohet se ka sjellë këtë shpërthim me tritol.

Sala dyshohet se është menaxheri i serverave të internetit të kompanisë së basteve edhe pse vetë e ka mohuar disa herë duke thënë se puna e vetme është ajo në një kompani internet. Ai thotë se nuk ka asnjë konflikt dhe nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët.

“E vetmja punë që bëj është ajo në një kompani internet dhe nuk kam lidhje me asgjë tjetër. Nuk e di se kush mund të jenë autorët pasi nuk kam asnjë konflikt dhe nuk e di arsyen e kësaj ngjarje”.

Por për policinë përfshirja e Dori Salës në kompaninë e basteve sportive konsiderohet si pista kryesore dhe mendohet se ky sulm ndaj tij është një paralajmërim për të mos u marrë më me bastet online.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit