Çoi makinën në servis për vaj e filtra, pas 3 ditësh qytetari e gjen të përplasur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.03.2024, 09:03

Edhe pse thuhet vazhdimisht, Shqipëria është dhe vijon të mbetet vendi i çudirave.

Të ndodh të çosh makinën në servis për ta rregulluar por e gjen të përplasur e shkatërruar në mënyrë të pashpjegueshme. Për të denoncuar fiks një rast të tillë, një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë.

Ai thotë se më datë 20 mars ka çuar makinën te një servis te 'Xhamlliku' për të kryer disa shërbime, vaj e filtra. Por kur ka shkuar ta marrë pas 3 ditësh, ai e ka gjetur atë të përplasur nga mbrapa, edhe pse kur e ka lënë nuk ka patur asnjë lloj gërvishtje.

Sipas tij ka qenë vetë mekaniku që i ka kërkuar të parkojë makinën jashtë servisit dhe t'i lërë çelësat deri sa të mbaronte punë. Por pasi ka shkuar ta marrë dhe e ka gjetur të përplasur, ai thotë se mekaniku bën sikur nuk di gjë dhe nuk mban asnjë lloj përgjegjësie.

Për këtë rast ai thotë se ka bërë denoncim edhe në polici, pasi ka shpenzuar 400 mijë lekë për shërbimet e kryera dher rregullimin e dëmit nga përplasja që nuk ishte për faj të tij.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje joq me dat 20 ket muaj cova makinen ne servis per ti bere sherbimet, edhe kur vij e shikoj makinen ky i servisit me emrin endri qe ka servisin te rruga Arkitekt sinani, mrapa (xhomllikut) nuk me thot gje qe makina eshte e perplasme ben sikur sdin gje , nderkoh makina e kishin goditur nga mrapa edhe me thot qe nuk mban pergjegjsi, makinen e kam mar mas 3 diteve edhe ja kam cuar akullore pa asnje gervishtme edhe kur vij e shikoj perplasme edhe me thot mua sdi gje un nderkoh ky tipi me tha parkoje makinen ketu jashte edhe ja lash celsat tani ca faji kam un qe te paguaj demin e makines perplasur kaq te pa ndergjegjshem jan kto mekaniket e servisit ja con makinen me i bo vaj e filtra e perplasin edhe nuk mbajn pergjegjsi publikoje pak ta shohin gjjth, makinen keshtu e lejn te serviset edhe te marrin ne qaf kam pagu fiks 400 mij lek qe me mori per sherbimet edhe leket e perplasjes nuk mi dha se cfare jan kto serviset Kam bere edhe kallzim ne polici

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit