Një efektiv policie është plagosur nga fqinji i tij në Shkodër. Bëhet me dije se rmir Gucia, 47 vjeç ka dëmtuar me sende të forta në kokë Admir Okaj 49 vjeç.
Gjatë sherrit mësohet se është qëlluar edhe me armë, por policia thotë se arma e efektivit është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:45, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi O. G., 47 vjeç, ka dëmtuar në kokë, me sende të forta, shtetasin A. O., 49 vjeç, banues në Shkodër (punonjës policie, jashtë shërbimit), i cili po merr mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë konfliktit dyshohet se arma e shërbimit e punonjësit të Policisë është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme, por pa shkaktuar dëmtime.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e 47-vjeçarit.