Digjet një fermë pulash në Tetovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.03.2024, 13:43

SPB Tetovë njofton se sot është djegur një objekt me inkubator për zogj në fshatin Kamjan.

“Sot (25-mars) në ora 03:50 në SPB-Tetovë është raportuar se është përhapur zjarr në një objekt (kasolle) me inkubatorë për zogj në Kamjan të Tetovës, në pronësi të 32-vjeçarit S.R. nga ky fshat. Nuk ka patur persona të lënduar dhe sipas raportit, nga zjarri kanë ngordhur rreth 4000 zogj.

Me ndërhyrjen e Njësitit Territorial të Zjarrfikës së Tetovës, zjarri është lokalizuar plotësisht. Inspektimi në vendin e ngjarjes do të kryhet gjatë ditës”, njoftojnë nga MPB.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit