Albana Fico nuk është më drejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë.
Largimi i saj nga ky post që e mban që prej dhjetorit të vitit 2021, është bërë pa shumë zhurmë nga ana e qeverisë.
Ka dyshime se Fico, ish-kunata e kryeministrit Edi Rama, është larguar nga detyra pas zjarrit të rënë në urgjencën e QSUT më 11 shkurt. Mesa duket paratë e vjedhura nga tenderat e shëndetësisë kanë qenë të pamjaftueshme për shkarkimin e saj nga posti i drejtoreshës.
Ende nuk dihet se kush do t'i zërë vendin e lakmuar Ficos, pasi emërimi bëhet nga Ministria e Shëndetësisë me miratimin e kryeministrit.