Vritet në Ekuador kryebashkiakja 27-vjeçare dhe zyrtari i lartë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.03.2024, 09:28

Kryebashkiakja më e re në Ekuador dhe një ndihmës i saj janë qëlluar për vdekje të dielën.

Brigitte Garcia, kryetarja 27-vjeçare e San Vicente dhe drejtori i saj i komunikimit Jairo Loor, u gjetën të vdekur në provincën Manabi. Policia lokale tha se të dy ishin vrarë me armë zjarri dhe se të shtënat kishin ardhur nga brenda makinës, e cila ishte marrë me qira.

Garcia, anëtare e partisë së majtë të Lëvizjes së Revolucionit Qytetar të ish-presidentit Rafael Correa, është figura e fundit politike e vrarë në Ekuador. Kandidati presidencial Fernando Villavicencio u vra gushtin e kaluar teksa po largohej nga një fushatë dy javë para zgjedhjeve. Ai ishte një kritik i zëshëm i korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndërkohë që në korrik 2023, kryebashkiaku i Manta Agustin Intriago u vra teksa vizitonte një kantier ndërtimi.

Në një deklaratë, qeveria e presidentit ekuadorian Daniel Noboa dënoi vrasjet dhe tha se po punonte me policinë dhe zyrën e prokurorit për hetimet. Ai shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në janar pasi njerëz të armatosur u futën një stacion televiziv gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë. Noboa gjithashtu përcaktoi 22 grupe kriminale si organizata terroriste.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit