Shpërthim me tritol në Shkodër, lënda plasëse hidhet në oborrin e një 62-vjeçareje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.03.2024, 09:00

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër.

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se lënda plasëse është vendosur në portën e oborrit të banesës së 62-vjeçares Frida Sala në lagjen “Tom Kola”.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 03:40, në lagjen "Tom Kola", Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetases Frida Sala, 62 vjeçe, është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit