Diana, 11 muajshe rrezikon të humbasë jetën, kërkohet ndihma e shqiptarëve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.03.2024, 22:03

Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.

Diana, një vogëlushe 11 muajshe ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve pasi një patologji tejet e rëndë në palcën kurrizore i rrezikon jetën.

Gjendja e saj është duke agravuar dhe nga momenti në moment mund të përfundojë e intubuar. Familjarët edhe pse e pritën me padurim ardhjen e saj në jetë, tani janë dorëzuar para kësaj sëmundje të rëndë që po e tret dita-ditës.

Babai i Dianës vuan nga epilepsia dhe nuk është në gjendje të punojë. Prandaj nëna e saj kërkon ndihmën e shqiptarëve që Diana të kryejë transplantin e palcës kurrizore dhe t’i kthehet jetës si gjithë fëmijët e tjerë.

Kushdo që ka mundësi dhe dëshirë mund të kontribuojë në linkun e mëposhtëm:

GOFUNDME

Apeli i familjarëve:

Diana është vetëm 11 muajshe por rrezikon të humbasë jetën! Vogëlushja vuan nga një patologji tejet e rëndë në palcën kurrizore që po i demton rëndë rruazat e bardha dhe mushkëritë. Nga momenti në moment, Diana mund të përfundojë e intubuar e mund të mbyllë sytë përgjithmonë. Familja e priti plot gëzim e lumturi ardhjen e vogëlushes në jetë, por shumë shpejt u përball me sëmundjen e rëndë që po e tret dita-ditës Dianën.

Nëse nuk niset urgjentisht jashtë vendit për të kryer transplantin e palcës kurrizore, ajo mund të vdesë. Prindërit e saj janë dorëzuar dhe nuk kanë asnjë mundësi për ta çuar jashtë të voglën e tyre. Babai vuan nga epilepsia dhe nuk ka mundësi të punojë. Ata jetojnë në fshatin Papër Sallak, një vend i largët pa asnjë shpresë.

Me lot ndër sy, nëna e Dianës i lutet shqiptarëve që t’i shpëtojnë të bijën në këtë muaj të shenjtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit