Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Gurrakoc të Istogut.
Personi i vdekur është Triumf Ferati, vëllai i kryetarit të Istogut, Ilir Ferati.
Sipas mediave lokale, trupi i viktimës është gjetur i vdekur pranë varrit të babait të tij, ish-kryetarit të Istogut, Fadil Ferati.
Për vdekjen e tij ka reaguar axha i të ndjerit, Florim Ferati.
“O bre Triumf po fort ma këpute shpirtin, nuk kam zemër me të thanë lamtumirë. Do të kujtojnë axhi gjithmonë”, ishin fjalët e tij ndaj nipit.