Kryetari i ka harruar, qytetarët e Elbasanit rregullojnë vetë rrugën e fshatit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.03.2024, 19:53

Edhe në vitin 2024, infrastruktura vijon të jetë një problem madhor për shqiptarët anë e mbanë vendit.

Kudo në qytete e fshatra gjen rrugë të pashtruara, të amortizuara apo edhe të pakalueshme fare.

Por kur pushteti vendor lë në harresë qytetarët dhe hallet e tyre, këta të fundit detyrohen t’i zgjidhin vetë ato.

Në lagjen Haxhias të Elbasanit, banorët kanë mbledhur forcat për rregullimin e rrugës së tyre.

Me kazma dhe lopata, ata kanë rregulluar gropat e rrugës dhe i kanë mbushur ato me zhavorr.

Ata thonë se kjo rrugë po shkatërron makinat e tyre dita ditës, prandaj zgjidhja e vetme ishte rregullimi i saj me forcat e tyre.

Denoncimet e qytetarëve:

Prsh si kalut doja me postu kete rruge po na shkatarron makinat vin ikin dhe asgje po njelloj ju lutemi postoheni anonim ju lutem. Lagja axhias elbasan. Shiko ca behet ju lutemi postoheni ??

Pershendetje.. ja dhe kryetari i bashkis elbasan ne lagjen haxhias .. anonim ju lutem postojeni. Po e rregulluam me kazma mbushem ato gropa Se nuk kalohet me makine

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit