Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur gjatë natës në stacionin e ujësjellësit në Bërdicë, Shkodër.
Transformatori i rrjetit elektrik është vjedhur nga persona ende të paidentifikuar, duke lënë pa ujë rreth katër mijë banorë të katër fshatrave rreth Bërdicës.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje që po përsëritet për herë të tretë brenda tre viteve.
Autoritetet vendore thonë se dëmi i shkaktuar nga kjo ngjarje e përsëritur është i konsiderueshëm.