Marka prestigjioze Balenciaga po i jep lavdi ngjitëseve role duke i kthyer në byzylykë.
Një nga aksesorët më të rinj të markës luksoze me çmime të kripura është një byzylyk i cili duket fiks si një ngjitës shirit.
Fotografitë e fundit të koleksionit Vjeshtë/Dimër 2024 tregonin byzylykun rreth kyçit të dorës.
Kjo nuk është hera e parë që Balenciaga hedh në koleksionet e saj objekte të kthyera në veshje, duke përmendur këtu peshqirët si funde apo qese shoppingu.
Të gjitha krijimet e Balenciaga kanë çmime tejet të larta dhe kjo gjë ka nxitur reagimin e opinionit publik.
View this post on Instagram