Vranë rivalin e tyre/ Dënohen me nga 27 vite burg dy shqiptarët në Angli

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24.03.2024, 09:55

Dy shqiptarë, Armand Tafa dhe Migen Emilova janë njohur me dënimin për vrasjen e rivalit të tyre në tregun e narkotikëve.

Ata janë dënuar me nga 27 vite burgim nga drejtësia britanike pasi akuzohen se kanë vrarë një trafikant droge.

Dy shqiptarët vranë Stefan Moraru, 44 vjeç, në Londër në marsin e vitit të shkuar, pasi kishin tentuar për t’i grabitur drogën dhe paratë që kishte me vete.

Viktima ndërroi jetë në spital pasi mori një goditje me thikë në zemër.

Pasi e vranë dhe i morën paratë shqiptarët shkuan në shtëpi publike me punonjëse seksi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit