Arrestohet “Visi i Pazarit“, polici që ndihmonte grupet kriminale në Tiranë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23.03.2024, 13:45

Ervis Shkurta, efektiv i forcave operacionale në Tiranë është arrestuar së fundmi nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi akuzohet si bashkëpunëtor i grupeve kriminale. Sipas AMP-së, Shkurta ishte i lidhur me personat e arrestuar mbrëmjen e së enjtes, Eneo Sulejmani, Shkëlqim Ostreni dhe Ildi Begaj.

Efektivi i policisë ndihmonte trafikantët me informacione dhe me shitjen e lëndëve narkotike.

Dyshohet se edhe mbrëmjen, kur u godit grupi i kokainës në Tiranë, Shkurta ishte afër vendit të ngjarjes dhe ka njoftuar grupin tjetër që do merrnin pakot, të mos vinin, pasi kishte shkuar policia.

Nga përgjimet e celularëve, ka dalë se efektivi i policisë ishte me nofkën “Visi i Pazarit”.

Gjithashtu ka dyshime të forta se ai ishte pjesë e disa grupeve të tjera, ku ndër tyre është edhe ai i Ervis Martinajt.

"Si rezultat i hetimeve intensive u bë e mundur sigurimi i provave dhe i fakteve mbi dyshimet se punonjësi i policisë, Inspektor E. SH., me lidhje të ngushtë shoqërore me njërin prej personave të arrestuar, ka qenë pjesë aktive e sigurimit të kushteve për tregtimin e lëndës narkotike prej 1 Kg e dyshuar kokainë, si dhe ka patur dijeni të plotë për personat dhe vendin ku do ndodhte shkëmbimi i lëndës narkotike." – thuhet në njoftimin e AMP-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit