Mediat në Rusi thonë se kanë kapur kokën e grupit terrorist që organizoi sulmin në sallën e koncerteve në Moskë dhe ku mbetën të vdekur deri më tani 115 persona.
Sipas disa mediave në Rusi, udhëheqësi i grupit terrorist thotë se u janë premtuar 500 mijë rubla, ose 5400 dollarë, nga të cilat gjysmat i kanë marrë dhe gjysmat do i merrnin pas sulmit.
Ndër të tjera kreu i grupit tregon se më pas ishin udhëzuar për t'u fshehur në territorin e Ukrainës dhe atje nuk do i gjente askush.
Grupi terrorist ISIS ka marrë përsipër autorësinë e sulmit, ndërsa thuhet se ambasada e Shteteve të Bashkuara e kishte paralajmëruar këtë sulm dy javë më parë. Amerikanët kishin informacione se ISIS po planifikonte një sulm terrorist në Rusi.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë e Rusisë ka publikuar vetëm identitetin e 41 personave që janë vrarë.
Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi thotë se ka arrestuar 11 të dyshuar pas sulmit terrorist dhe katër prej tyre morën pjesë drejtpërdrejt në sulm.