30-vjeçari dhunohet nga katër persona! Policia: S’i kemi kapur ende, janë në kërkim!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22.03.2024, 17:00

Pas videos së publikuar nga JOQ Albania, policia e Korçës ka reaguar në lidhje me plagosjen e një të riu me mjete të forta brenda një servisi nga katër persona.

Policia thotë se akoma nuk ka arrestuar autorët, por i ka shpallur në kërkim. 30-vjeçari me iniciale R.H ndodhet i shtruar në spitalin e Korçës.

Blutë e Korçës njoftojnë gjithashtu se ky konflikt ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm të ndodhur më datë 14.02.2024, në Korçë, midis shtetasit S. S., R. H., dhe vëllait të këtij të fundit.

Njoftimi i policisë:

Dëmtuan me mjete të forta një shtetas ditën e sotme, për motive të dobëta, Policia identifikon dhe vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Mesditën e sotme, në lagjen nr. 16, Korçë, në ambientin e një lavazhi, shtetasit S. S., K. S., M. Xh., dhe E. G., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, shtetasin R. H., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po vijojnë punën për kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky konflikt ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm të ndodhur më datë 14.02.2024, në Korçë, midis shtetasit S. S., R. H., dhe vëllait të këtij të fundit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit