Ragmi Mustafi, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka publikuar pamje të xhandarmërisë serbe në Luginë të Preshevës.
Mustafi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se aktualisht në Serbi janë 48 baza ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën.
Ai po ashtu publikuar video ku shihen kamionë ushtarak si dhe një foto me pikat e bazave ushtarake të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.
Mustafi ka shkruar se skenat si kjo tashmë janë shpeshtuar në Luginën e Preshevës.
“48 baza ushtarake dhe të ‘Xhandarmërisë’ ‘forward operating’ përgjatë kufirit.
E postova, jo për të përhapur frikë ose zemërim, por për të hedhur dritë mbi realitetin me të cilin po përballen shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, ka shkruar Mustafi.