Enidor Dedja 36 vjeç është i plagosur ditën e sotme në zonën e Shijakut. Mësohet se autor i ngjarjes është Arbër Hoxha bashkë me të afërmit e tij.
Ky i fundit, ishte zënë mbrëmjen e djeshme me pronarët e Enidor Dedjas dhe sot ka shkuar në biznesin e tij, ku punonte edhe i plagosuri.
Por plumbat nuk kanë kapur pronarët, vëllezërit Domi, por kapën Enidor Dedjan, punonjës. Ndërkohë plumbat kanë kapur edhe xhamat e një autobusi pranë dyqanit i cili për momentin nuk kishte njeri brenda.
Dedja në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.