Policia angleze ka arritur të zbardhë vrasjen e 27-vjeçarit shqiptar, Bajram Luli në Sudbury Heights Avenue të hënën, më 11 mars.
Për vrasjen e të riut me origjinë nga Peqini, policia ka arrestuar mbrëmjen e kaluar 31-vjeçarin Sabin Manda.
Ndaj të riut që do paraqitet sot në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit, rëndon akuza e vrasjes dhe posedimit të armëve të ftoha.
27-vjeçari shqiptar u gjet i plagosur në një makinë në Sudbury Heights Avenue të hënën, më 11 mars, pak pas orës 17:30. Ai u dërgua në spital ku fatkeqësisht vdiq pak kohë më vonë.
Policia ka konfirmuar se familja e Lulit është në dijeni të ngjarjes dhe arrestimit të autorit.