Emigrimi dhe çmimet e larta ulin importin e veshjeve dhe këpucëve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.03.2024, 11:59

Përgjatë vitit 2023, importet e veshjeve dhe këpucëve kanë shënuar rënien më të madhe që nga viti 2020 ku njerëzit limituan shpenzimet për veshje për shkak të pandemisë dhe izolimit.

Sipas të dhënave të fundit nga INSTAT, në 2023 u importuan 75,6 mijë tonë veshje me rënie 3,5%, por rënia ishte më e madhe e fortë për këpucët me mbi 19%.

Tregtarët thonë se dy arsyet kryesore që çuan në rënien e blerjeve të këpucëve dhe veshjeve janë inflacioni dhe emigrimi.

Së pari sipas tyre, dyfishimi i çmimeve për produktet ushqimore, ka bërë shqiptarēt të blejnë më pak veshje. Ndërkohë që emigrimi dhe papunësia është faktori i dytë, po aq i rëndësishëm sa edhe i pari.

Grupet e reja janë konsumatorë të mëdhenj të veshjeve për shkak të përshtatjes me trendët dhe stilit të jetës në këtë moshë, por emigrimi masiv i tyre ka ndikuar edhe në importin e veshjeve.

Rënia e importeve të veshjeve u reflektua edhe në vlerë. Në vitin 2023 u importuan 94 miliardë lekë veshje dhe këpucë me rënie vjetore -7.4%.

Vlen të thuhet se sektori i veshjeve dhe këpucëve janë ndër sektorën më të ekspozuara ndaj krizave ekonomike dhe inflacionit të lartë. Për të përballuar nevojat ushqimore, në kohë krizash konsumatorët ulin blerjet për rroba, por sidomos për këpucë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit