Eneo Sulejmanaj është i riu që u plagos nga policia mbrëmjen e kaluar pasi nuk u ndalua në postobllokun e tyre.
Sulejmani i cili është në të njëjtën kohë edhe kryetar i shoqatës së Transportit Ndërqytetas, po lëvizte me një mjet “Tiguan”, kur u ndalua nga policia në Rrugën e Kavajës në Tiranë.
Bashkë me të në makinë ishin edhe dy të rinjtë: Shkëlqim Ostreni dhe Igli Begaj.
Kur janë përballur me policinë, të rinjtë nuk kanë ndaluar, por kanë ecur indietro duke tentuar shtypjen e policëve. Por këta të fundit janë kundërpërgjigjur duke qëlluar me armë.
Pas ndalimit dhe arrestimit të tyre, policia gjeti 1 kg kokainë në makinën me të cilën po lëviznin.
Familjarët kanë deklaruar për JOQ ALBANIA, se plumbi i policisë e ka kapur të riun pranë shtyllës kurrizore dhe për momentin ndodhet në spitalin e Traumës.