PTHP: Trupi i mjekut të vrarë është dorëzuar për autopsi, janë mbledhur gjurmët dhe pamjet e video inçizimeve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.03.2024, 12:15

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kryer ekspertizë në vendngjarje në rrugën Zhelezara në Shkup, ku gjatë natës është gjetur trupi i pajetë i një mjeku me plagë të shumta nga thika.

Prokurori publik ka lëshuar urdhër për autopsi, si dhe urdhër për grumbullimin dhe analizimin e të gjitha gjurmëve të gjetura në vendngjarje dhe sigurimin e pamjeve të video inçizimeve.

Po ndërmerren veprime për zbardhjen e ngjarjes.

Trupin e mjekut të vrarë e ka gjetur djali i tij në veturë para fabrikës Zhelezara. Siç njoftoi më parë MPB-ja, bëhet fjalë për 67-vjeçarin A.T. nga Shkupi, i cili ishte mjek amë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit