Gjendet i vdekur një person në Shkup, ka pasur plagë në trup

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.03.2024, 09:53

Një trup i pajetë me plagë nga therja me thikë është gjetur në Shkup.

Nga MPB për “TV21” konfirmojnë se viktima është një 67-vjeçar nga Shkupi me iniciale A.T.

“Më datë 21.03.2024, në ora 23:09, në SPB-Shkup është raportuar se A.T.(67) nga Shkupi në automjetin e tij “Kia” me targa të Shkupit, në park afër ish klinikës Zhelezara, është gjetur me plagë nëpër trup, ai është gjetur nga djemtë e tij, të cilët kanë nisur ta kërkojnë pasi ai nuk është kthyer nga puna në shtëpi.

Mjeku i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për autopsi.

Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit