Arrestohet partneri i moderatores Ilda Bejleri

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 21.03.2024, 18:58

Ardit Kraja, partneri i moderatores Ilda Bejleri, është arrestuar nga policia e Kosovës. Për të ishin lëshuar dy urdhër-arreste, nga Gjykata e Prizrenit dhe ajo e Mitrovicës.

Kraja akuzohet për veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm".

Ai është ndaluar në pikën kufitare në Vërmicë. Kraja është i njohur edhe për konfliktin me Ervis Martinajn, pasi në një kohë u raportua se ai u kërcënua nga biznesmeni i lojërave të fatit për shkak të konkurrencës.

Pas 48 orësh, Kraja pritet që të dalë para gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë. Ardit Kraja, u përfol dhe në mediat rozë pak muaj më parë, pasi Ilda Bejleri e prezantoi si partnerin e saj, me të cilin ka dhe një vajzë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit