Studentët dhe menaxhmenti i Fakultetit të Shkencave të Informacionit dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FSHIIK) sot shprehën pakënaqësinë e tyre për kushtet e studimit me një protestë paqësore para Qeverisë, duke kërkuar hapësirë adekuate për punë.
Në protestën me moton “FSHIIK nuk ka godinë – mësojmë para Qeverisë”, studentët vendosën një klasë të improvizuar për të tërhequr vëmendjen për kushtet e pazgjidhura hapësinore.
E mbështetur nga organizata joformale “Revolucioni Studentor”, protesta vjen pas një sërë konkluzionesh të nxjerra nga menaxhmenti i FSHIIK në seancën e mbajtur më 18 të këtij muaji.
Në konkluzionet, fakulteti ka kërkuar nga Qeveria që të marrë vendim për shfrytëzim të përkohshëm apo të përhershëm të objektit të KP nr. 1856, Karposh, pa kompensim dhe të obligohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës që të sigurojë hapësirë adekuate dhe të zhvendosë Byronë për Zhvillimin e Arsimit (BZHA) brenda tre muajve.
Për këtë sot ka reaguar Byroja për Zhvillimin e Arsimit, nga ku kanë bërë të ditur se mbështesin Fakultetin në përpjekjet e tij për të ofruar kushte adekuate mësimore dhe zgjidhje të përhershme të problemit hapësinor, por se janë kundër kërkesave të FSHIIK për zhvendosjen e BZHA-së.