Alvaro Morata parashikon që skuadrat që do kualifikohen nga Grupi B në Europianin 2024 do të ecin shumë në kompeticion, por paralajmëron Italinë dhe Spanjën për Kroacinë dhe Shqipërinë.
Italia, Spanja, Shqipëria dhe Kroacia do të takohen në Grupin B në Euro 2024 dhe Morata shpreson që "Azzurri" dhe "La Roja" të kualifikohen në fazën eliminatore.
Por pavarësisht kësaj dëshire, ai është i vetëdijshëm për cilësinë dhe formën spektakolare, siç e quan ai, të Shqipërisë dhe Kroacisë, prandaj thotë se gabimet nuk duhen toleruar.
“Shpresoj që Italia dhe Spanja do të kualifikohen dhe më lejoni të shtoj një gjë. Ata që shkojnë përtej grupit tonë do të shkojnë shumë larg, por do të jetë e vështirë. Kroacia ka një gjen konkurrues të jashtëzakonshëm. Ata përfunduan në vendin e dytë dhe të tretë në dy edicionet e fundit të Kupës së Botës. Ata dolën kundër nesh në Euro, por mund të kualifikoheshin. Vitin e kaluar i mundëm me penallti në Ligën e Kombeve. Shqipëria ishte spektakolare në fazën e grupeve kualifikuese. Problemi është se ne nuk mund të bëjmë gabime. Nëse gabon pak, je menjëherë nën presion. Por si kapiten unë them se kjo Spanjë ka një grup të madh dhe mendoj edhe për Italinë: ju fituat Kampionatin Evropian 2021 falë forcës së grupit, ky është shembulli për t'u ndjekur".
Morata ka një lidhje të fortë me Italinë, jo vetëm sepse ai luajti për Juventusin për katër vjet, por edhe sepse gruaja e tij, Alice Campello, është nga Venecia. Duke folur për Italinë dhe Serinë A, Morata konfirmoi se ai mund të ishte kthyer në Itali verën e kaluar, pasi kishte marrë telefonata nga katër klube më të mira në ligë. Megjithatë, pasi bisedoi me Diego Simeone, ai vendosi të qëndrojë në Atletico Madrid dhe të vazhdojë kontratën e tij deri në vitin 2026.
Morata ka shënuar 20 herë në 40 paraqitje me Atletico Madrid këtë sezon. Ai ka 35 gola në Serie A në 130 paraqitje me Juventusin.