Një 41-vjeçare, banuese në Finiq i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar dhe 41-vjeçarja me iniciale A.G, nuk ka mundur të mbijetojë pavarësisht ndihmës mjekësore.
Vlen të thuhet se kohët e fundit, në vendin tonë janë shtuar shumë rastet e vetëvrasjes, kryesisht të femrave. Rrethanat janë të ndryshme dhe të shumta, por më kryesoret janë ato që lidhen me depresionin dhe problemet në familje.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi mbrëmjen e djeshme, në spitalin e Sarandës, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasja A. G., 41 vjeçe, banuese në Finiq, e cila dyshohet se është vetëhelmuar. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 41-vjeçarja ka humbur jetën.