Princ Leka merr 1 vit urdhër mbrojtje nga ish-vjehrri

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.03.2024, 14:06

Gjykata Civile e Tiranës ka miratuar ditën e sotme urdhrin 1-vjeçar të mbrojtjes për princ Lekën nga ish-vjehrri i tij Gjergj Zaharia.

Ka qenë vetë princi ai që denoncoi pak ditë parë ish-vjehrrin për dhunë. Gjithçka nisi pasi princi shkoi në pallatin mbretëror të takonte vajzën e tij të mitur.

Por aty ai është përballur me ish-vjehrrin dhe mes tyre ka nisur sherri, në fillim me ofendime e pastaj fizik. Në dëshminë e tij, princi tha se Gjergj Zaharia, babai i ish-bashkëshortes e kishte goditur me shkelma, i kishte grisur xhupin dhe goditur me një statujë druri.

"Gjergj Zaharia me eshte afruar duke me shtyre e goditur me shkelma tek kembet e mia. Reagimi im ka qene vetem mbrojtes por Gjergji ka vazhduar duke me goditur edhe me ka grisur xhupin si edhe ka marre edhe nje sende te forte(statuj druri) me të cilin më ka goditur".

Princ Leka ka kërkuar urdhër mbrojtje edhe nga ish-bashkëshortja e tij Elia pasi e akuzon për dhunë. Por seanca është shtyrë me kërkesë të mbrojtjes pasi nuk ishin gati të gjitha provat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit