“Kam bërë 3 denoncime në polici”, qytetarit i shantazhojnë familjarët: Po kalojnë në depresion

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.03.2024, 13:07

Kërcënimet dhe shantazhet nëpërmjet rrjeteve sociale janë shtuar shumë kohët e fundit, por shqetësues është fakti se bashkë me to janë shtuar edhe aktet e rënda.

Pak muaj më parë, 27-vjeçarja Sibela Abedini i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt pasi në rrjetet sociale e shantazhonin me publikimin e fotove intime.

Por pavarësisht këtij rasti tragjik, të pasuar edhe me raste të ngjashme, kërcënimet e shantazhet në rrjetet sociale nuk kanë të ndalur.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një rast të tillë, që s'po gjen zgjidhje nga policia. Ai thotë se në rrjetet sociale TikTok dhe Telegram janë postuar foto të familjarëve të tij dhe fëmijëve të tyre me shantazhe, shkrime denigruese e tallëse.

Ai thotë se ka bërë 3 denoncime në polici, por deri tani asnjë lloj mase pasi kërcënimet e shantazhet vazhdojnë. E për shkak të këtyre kërcënimeve e shantazheve, ai thotë se familjarët po kalojnë në depresion.

Ai ka tentuar ta zgjidhë vetë këtë problem, por pa asnjë rezultat.

Denoncimi i qytetarit:

Prsh joq. Ju lutem do kisha deshir ta publikoni kte problem kam besim ke ju. Po na shantazhojn familjaret ne tik tok kan gjet fotot e femijve dhe te familjes e po i hedhin ne tik tok dhe telegram. Kena bo denoncim asnilloj mase nuk asht marr, esht e treta her qe denoncojm shteti nuk po mer asnilloj mase, te lutem te lutem se po na shkatrrojn familjen e po na kalojn familjaret ne depresion. Ju lutem publikojeni kam besim ke ju. Nuk thone arsye vetem kercenojn, do ju hedhim foto ne telegram, do ju bejm meme, kena bo denoncim 3 her asni mas nuk po meret po na kalojn ne depresion. Sot na ka thirr prokuroria ne oren 2 po si gjithmon vec me plotsu letrat asni lloj mase. Kto jan disa do te dergoj dhe disa tjera. Jam mundu ti mar me tmira duke ju shkrujt mos hedhni foto e gjona shikoni cfar pergjigje me japin. Ju lutem pash zotin bojeni pak problem se faqen tuaj e ndjekin shum bojeni pak problem qe shteti te mare masa anonim se kam hall e kapin personale e vazhdojn e hedhin foto te familjes

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit