Detaje të reja janë zbardhur pas zbulimit të grupit të tutorëve që shfrytëzonin për prostitucion vajza të mitura nga Polonia, Gjeorgjia, Shqipëria dhe Greqia.
Një 25-vjeçare e quajtur "Maria" ishte 'koka' e grupit, dhe detyra e saj kryesore ishte të gjente vajza të mitura (15-17 vjeçe) dhe klientë për to. "Maria" i joshte vajzat duke iu thënë se do fitonin nga 100-200 euro për takim dhe nëse klientët nuk kishin para, ato duhet të merrnin kokainë.
Në disa biseda të zbardhura nga mediat greke, dalin detajet për takimet mes të miturave dhe klientëve, por edhe urdhërave që merrnin nga tutorja "Maria".
25-vjeçarja 'Maria': Ka mbaruar ajo punë, do të marrësh lekë. Lëre atë se është budalla. Po ashtu do të të rregulloj atë tjetrin që jep 200 euro.
E mitura: Pse?
25-vjeçarja: Ai jep më shumë
Ndërkohë që tronditëse janë edhe mesazhet mes vajzave të mitura me klientët. Në një prej bisedave, një 17-vjeçare i thotë një klienti se ajo nuk i ka mbushur 18-vjeçe, por ai thotë se nuk do e kishte problem edhe nëse ajo do ishte 16-vjeçe. Klienti madje e pyet vajzën e mitur edhe nëse pi kokainë.
Biseda:
E mitura: Hej, më dëgjo, të thashë që jam 17. Nuk jam ende 18 vjeç
Klienti: Epo, edhe sikur të ishe 16 vjeç, nuk do të kisha problem. Tnë fakt jam pak i acaruar që me kë bërë bllok… a pi? A të të sjell ndonjë gjë?
E mitura: Jo, nuk pi
Klienti: OK, kam vetëm të zezë por kam edhe kokainë për vazjat që duan. Sot do të shkosh herët në shtëpi, çfarë ka?
E mitura: Ku të shkojmë? Nuk kemi para për taksi.
Klienti: Ku jeni tani?
E mitura: Gazi.
Klienti: OK, ikim Gazi, shkojmë në hotel. Te filloj…
E mitura: Mirë. A do t’i keni me vete 200 euro?
Klienti: Dërgo një foto, a më dëgjon?
E mitura: Nesër.
Klienti: Në rregull, por do të sjellësh edhe shoqen, mirë?