Një person në fshatin Grabovc të Zveçanit ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në objektin e tij dhe kanë vjedhur qindra euro.
Ai ka thënë se ata i kanë marrë 350 euro dhe DWR-në e kamerave në vlerë prej 150 euro.
“Fsh. Grabovc, Zveçan 19-20.03.2024. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes dritares në objektin e tij prej ku kanë vjedhur 350€ para të gatshme si dhe DWR-në e kamerave në vlerë rreth 150€. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, ka njoftuar Policia e Kosovës.