Kreu i LSDM-së Dimitar Kovaçevski shprehet i bindur se koalicioni i udhëhequr nga socialdemokratët do të dalë fitues në zgjedhjet e ardhshme. Në intervistë për Alsat, Kovaçevski komentoi edhe kandidaturën e Bujar Osmanit për president, për të cilin tha se nuk mendon që në mënyrë indirekte do ta ndihmonte kandidatin e OBRM-PDUKM-së.
Kovaçevski tha se për herë të parë në kampin politik shqiptar do të ketë garë të ashpër pasi BDI-ja ka përballë kandidatin e opozitës për president nga i cili dy herë ka humbur në zgjedhjet në Gostivar.
Çfarë ndodh nëse zgjoheni çdo ditë në orën 6Tyson Fury nuk kursen asgjë kur bën parashikimin për duelin mes Mike Tyson dhe Jake PaulHeidi ia thotë në sy Romeos: Kam gjithë hallin të pajtohem me tyNdihmës Sekretari amerikan, Todd Robinson në Kosovë – takon sot presidenten OsmaniNgannou vazhdon të nxjerrë detajet shokuese nga lufta me Joshuan “Tani për herë të parë kemi një fushatë serioze mes dy partive politike shqiptare, nga njëra anë BDI-ja e cila është parti e madhe, e cila ka një organizim serioz, mbi 20 vjet është në pushtet dhe nga ana tjetër kemi opozitë të bashkuar shqiptare e cila ka kandidat i cili dy herë ka arritur vet të mund kundërkandidatët e BDI-së në Komunën e Gostivarit”.
“Prandaj them se kjo fushatë do të jetë ndryshe. Ju e shihni se kishte disa përpjekje për përfshirjen e temave nacionale të cilat nuk kaluan dhe morën fund për 5 minuta, pasi qytetarët duan të shohin përcaktim të qartë kush për çfarë është dhe çfarë standardi jetësor iu ofron për të ardhmen”, theksoi Dimitar Kovaçevski, kryetar i LSDM-së në intervistë.