Klodian Allajbeu duket se çuditërisht është kursyer nga “Rithemelimi” i partisë Demokratike pasi dy koncesione të fituara prej tij në një vlerë prej rreth 28 milionë euro, janë hequr nga objekti i hetimit të Komisionit hetimor të Kuvendit në shëndetësi.
Bëhet fjalë për një komision hetimor me anëtarë nga Partia Socialiste dhe “Rithemelimi” për kontratat koncesionare në shëndetësi.
Mësohet se në kërkesën e parë të dorëzuar në Kuvend disa muaj më parë, është kërkuar hetimi për katër koncesione në shëndetësi, por çuditërisht pas marrëveshjes me socialistët “Rithemelimi” ka paraqitur një kërkesë të “përditësuar” ku befas ka hequr 2 koncesione të fituara nga Klodian Allajbeu, përkatësisht koncesionin e dializës dhe atë të laboratorëve.
Të dy këto koncesione i kushtojnë shqiptarëve nga taksat e tyre përkatësisht 9 milionë euro në vit dhe 19 milionë euro në vit, pra në total rreth 28 milionë euro në vit. Ndërkohë dy koncesionet e tjera që janë “preferuar” nga “Rithemelimi” për t’u përfshirë në komisionin hetimor janë koncesioni i check-up dhe ai i sterilizimit, ku ky i fundit tashmë është hetuar nga SPAK dhe i ka kaluar gjykatës me disa të pandehur, përfshirë këtu eshë Ilir Beqaj.
Është e paqartë se përse “Rithemelimi” e kurseu Klodian Allajbeun duke i përjashtuar nga komisioni hetimor parlamentar dy koncesionet e fituara prej tij në një vlerë rreth 28 milionë euro, ndonëse ishin të përfshirë në kërkesën e disa muajve më parë. E vetmja logjikë mbetet ajo e marrjes së valixheve plot me para të dhëna ndaj tyre nga Allajbeu. Si mendoni, për sa milionë euro është shitur “Rithemelimi”?