Gjykata e Barcelonës ka liruar përkohësisht Dani Alves, i dënuar me katër vjet e gjashtë muaj burg për abuzim seksual të një vajze në klubin e natës Sutton në orët e para të mëngjesit më 31 dhjetor 2023.
Gjykata ka vendosur një garanci prej një milion eurosh si dhe tërheqjen e pasaportave që ka, spanjolle dhe braziliane, duke i ndaluar të largohet nga territori spanjoll dhe të paraqitet çdo javë në gjykatë.
Gjithashtu Alves nuk duhet të komunikojë me viktimën.