“Maria” dhe “Lorela”, dy tutoret që shfrytëzonin vajzat e mitura shqiptare për prostitucion 

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.03.2024, 10:43

Një grup tutorësh që shfrytëzonin vajza të mitura për prostitucion është zbuluar së fundmi nga policia greke.

Një 25-vjeçare e quajtur Maria, së bashku me tre persona të tjerë (dy burra dhe një grua) detyronin vajzat e mitura nga Polonia, Gjeorgjia, Shqipëria dhe Greqia, të kryenin prostitucion në këmbim të parave dhe drogës.

Ky grup tutorësh nisi të zbulohej kur motra e njërës prej vajzave që ra viktimë e bandës foli në polici dhe përmendi takime romantike që organizoheshin në hotelet e Athinës dhe periferive jugore.

25-vjeçarja “Maria” dyshohet se kërkonte të mitura (15-17 vjeçe) në një lokal në qendër të Athinës. Ajo jo vetëm i detyronte, vajzat e mitura të kryenin prostitucion, por njëkohësisht i mësonte edhe me përdorimin e kokainës, ku droga u bë pjesë e pagesës së vajzave. Transportin për në hotelet ku kryheshin takimet e bënte 25-vjeçari “Zachos”, partner i “Maria”, si dhe një taksist 54-vjeçar.

Nga hetimi i policisë greke, rezultoi se viktima të unazës kishin rënë të paktën 6 të mitura. 25-vjeçarja, e cila ndërronte vendbanimin për të mbuluar gjurmët, bënte marrëveshje me “klientët”, të cilët i siguronin vajzave kokainë, në vend të parave.

Siç konstatoi policia, dy nga vajzat ishin gjithashtu viktima të bandës së tutores shqiptare "Lorela" e cila u arrestua janarin e kaluar, ndërsa dy të pandehura dyshohet se janë të lidhur me të dy grupet kriminale. "Maria" ishte shoqe e ngushtë me tutoren shqiptare 'Lorela' dhe ato bashkëpunonin në gjetjen e vajzave të mitura për t'i shfrytëzuar për prostitucion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit