Një pasagjer grabit para nga një shofer taksie

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.03.2024, 09:01

Një rast i grabitjes ka ndodhur të hënën mbrëma në Prishtinë.

Një shofer taksie ka raportuar në polici se një pasagjer i ka grabitur 60 euro para të gatshme.

Ankuesi ka deklaruar se, pasi ka kryer një shërbim taksie ndaj të panjohurit, i njëjti e ka kanosur atë dhe i ka grabitur paratë, për t’u larguar më pas në drejtim të panjohur.

“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, bën të ditur policia.

Rasti është iniciuar si “Grabitje”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit