Vrau shqiptarin për t’i vjedhur kanabisin, dënohet me 15 vite burg anglezi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.03.2024, 09:18

Lucious Winchester, një 24-vjeçar nga Barnwood Road, Quinton, Angli, është dënuar me 15 vite burg për vrasjen e një shqiptari dhe plagosjen e një tjetri.

Më 27 korrik të vitit të shkuar, anglezi tentoi t'u grabiste shtëpinë e barit në Newhampton Road, dy shqiptarëve, Jetmir Pemaj dhe Franc Curri. Ai goditi me thikë në bark 33-vjeçarin Pemaj duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa plagosi shqiptarin tjetër Franc Curri.

Dy të rinjtë shqiptarë që punonin si roje po përpiqeshin të mbronin kanabisin brenda shtëpisë ku jetonin, kur një grup hajdutësh me roje Lucious Winchester, i sulmuan. Winchester goditi me thikë shqiptarët gjatë një përleshje pasi ata e ndoqën dhe e kapën në një rrugë aty pranë.

Winchester u identifikua pasi policia zbuloi se tre nga thikat e tij ishin lënë në zonë dhe oficerët e arrestuan atë dy ditë më vonë. Ai u dënua të martën pasi kishte pranuar më parë vrasjen e Pemaj, plagosjen e Currit dhe vjedhjen e kanabisit.

Familja e shqiptarit, Jetmir Pemaj tha se ai ishte " një djalë, vëlla dhe partner i dashur. Ai ishte shumë i dashur dhe do t'i mungojë shumë gjithë familjes dhe miqve të tij".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit