Ahmeti për Frontin Europian: Bisedojmë me ASH, Thaçin, Hoxhën, edhe me parti turke, boshnjake dhe rome

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.03.2024, 02:32

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit me liderin e Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi, kreu i BDI-së u pyet nëse ASH-krahu i Selës do të jetë pjesë e Frontit Europian.

I pari i internistëve tha se po bisedohet edhe me ASH-në, PDE-në e Arjanit Hoxhës, PDSH-në e Menduh Thaçit, por edhe me parti të etnive tjera.

“Jemi duke biseduar me të gjithë, edhe me ASH, edhe me z.Thaçi, edhe me z.Arjanit Hoxha, edhe me parti turke, boshnjake, rome, që t’i bashkëngjiten këtij Fronti”, tha mes tjerash Ahmeti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit