550 mijë € në shtëpinë e pastrueses, ish-drejtoresha Alda Klosi dënohet me 20 muaj burg

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.03.2024, 14:35

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 20 muaj burg, Alda Klosin, ish-drejtoreshën e Arben Ahmetajt, pasi në shtëpinë e pastrueses së saj, Rozeta Dobi, u gjetën 550 mijë euro.

Ish-zyrtarja ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar pasi me vendim fillestar ajo u dënua me 2 vite e 6 muaj heqje lirie. Ndërkohë që pastruesja Dobi u dënua me 7 vite heqje lirie por që me gjykim të shkurtuar duhet të kryejë vetëm 4.8 vite burg.

Për djalin e saj, shtetasin Havier Dobi, gjyakta e Tiranës ka caktuar 5 vite heqje lirie, por me gjykim të shkurtuar kryen vetëm 3 vite burg.

Gjatë seancës gjyqësore, pastruesja Rozeta Dobi kërkoi mëshirë dhe i qëndroi deklarimeve të mëparshme se Alda Klosi ia kishte dhënë vetë paratë për t'ia ruajtur dhe për t'ia kthyer në një moment të dytë.

“Së pari shpreh pendesën time për cdo gjë që ka ndodhur, kërkoj mëshirën tuaj në dhënien e vendimit, atë shumë parash Alda Klosi më ka kërkuar që t’i mbaj dhe në një moment të dytë do të ja ktheja te shtëpia e saj. Unë nuk kam vjedhur, më vjen keq e kam mbajt familjen me punë të ndershme, s’kam dashur t’i bëj asgjë keq. Më ka kërkuar që t’i mbaja, këtë inskenim ajo e ka bërë që të fajsojë ish-bashkëshortin e saj”.

Alda Klosi u arrestua më 3 shkurt 2023, për akuzat e pastrimit të parave, fshehje pasurie e mosdeklarim pasurie dhe deklarim të rremë, ndërsa Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier, u kapën nga policia pasi grabitën në banesën e Aldës, më datë 15.12.2022 një shumë financiare prej 550 mijë euro dhe një sërë sendesh me vlerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit