Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 6 vite burg për Rozeta Dobin, pastruesen e ish-zyrtares Alda Klosi, në shtëpinë e së cilës u gjetën pothuajse 500 mijë euro.
Gjatë seancës gjyqësore, Dobi ka shprehur pendesë dhe ka kërkuar mëshirë për vendimin. Ajo ka deklaruar se Alda Klosi, dikur drejtoreshë e Arben Ahmetajt, ia kishte dhënë vetë paratë për t'i ruajtur dhe për t'ia kthyer në një moment të dytë.
“Së pari shpreh pendesën time për cdo gjë që ka ndodhur, kërkoj mëshirën tuaj në dhënien e vendimit, atë shumë parash Alda Klosi më ka kërkuar që t’i mbaj dhe në një moment të dytë do të ja ktheja te shtëpia e saj. Unë nuk kam vjedhur, më vjen keq e kam mbajt familjen me punë të ndershme, s’kam dashur t’i bëj asgjë keq. Më ka kërkuar që t’i mbaja, këtë inskenim ajo e ka bërë që të fajsojë ish-bashkëshortin e saj”.
Ndërkohë që për ish-zyrtaren Klosi, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 2.6 vite burg, ndërsa djalin e pastrueses, Havier Dobi, pezullimin e dënimit.