Një 41-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali pasi është rrëzuar nga shkallët e shtëpisë.
Flogert Rroshi, po zbriste shkallët për të pirë një cigare në katin e parë, siç bënte zakonsiht para se të flinte gjumë, kur u rrëzua dhe humbi jetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Cologna, Veneta dhe në fillim bashkëshortja e tij, Esma mendoi se ishte rrëzuar ndonjë mobilje. Por kur kishte rënë poshtë për të parë çfarë kishte ndodhur, ka gjetur bashkëshortin e saj pa ndjenja në dysheme. Ajo u përpoq ta ndihmonte, por me gjithë përpjekjet e saj dhe të mjekëve, Flogerti nuk erdhi më në vete.
Familja Rroshi kishte arritur një moment historik të rëndësishëm vitin e kaluar, duke u bërë shtetas italianë në ditëlindjen e Flogertit, më 29 dhjetor. Por ëndrra për një jetë të qetë dhe të lumtur në Itali mori fund të papritur atë natë.
Flogerti u largua nga Shqipëria me një varkë në vitin 2000, vetëm 17 vjeç, në kërkim të punës së tij në Itali. I vetëm, ai u bashkua me një kushëri në Italinë e Veriut dhe filloi të ndërtonte të ardhmen e tij, duke punuar shumë. Në vitin 2003 kthehet në Shqipëri për t'u martuar me Esmën, shoqen e fëmijërisë dhe dashurinë e tij të madhe. Në vitin 2004, ai e mori atë në Itali dhe së bashku filluan të ndërtonin një familje.
Rroshi hapi një sipërmarrje me një partner dy vite më parë, pasi kishte punuar si saldator në kompani të ndryshme. Edhe pse ishte mysliman, ai i kishte pagëzuar të dy fëmijët e tij dhe i kishte lejuar të merrnin pjesë në grupet e famullisë. Që nga viti 2017, ai ishte pjesë e grupit komunal të mbrojtjes civile të Pressanës.
Shqiptari la pas gruan dhe dy fëmijë, 14 dhe 10 vjeç.