I përplasi makinën, fieraku ia merr qytetares për ta rregulluar dhe zhduket

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.03.2024, 10:26

Një 50-vjeçar është shpallur në kërkim në Fier pasi ka marrë makinën e një qytetareje dhe s'ia ka kthyer më.

50-vjeçari me iniciale O.K i ka përplasur makinën qytetares dhe ia ka marrë me pretendimin se do t'ia rregullonte. Por pas këtij momenti ai është zhdukur bashkë me makinën dhe qytetarja është detyruar të bëjë denoncim në polici.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos shpallën në kërkim shtetasin O. K., 50 vjeç, pasi dyshohet se i ka dëmtuar automjetin një shtetaseje, të cilin më pas ia ka marrë me pretendimin se do e riparonte dhe nuk ia ka kthyer. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit