Korçë/ 4 të rinj lyejnë me benzinë dy makina dhe iu vënë flakën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.03.2024, 10:01

Katër të rinj janë arrestuar së fundmi në Korçë pasi kanë djegur qëllimisht dy automjete në lagjen nr.4 dhe nr.14.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin K.Sh., 18 vjeç, dy 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar kanë djegur me benzinë automjetet e shtetasve Gabriel Caka dhe Joni Gishto, pas një konflikti për motive të dobëta dy javë më parë.

Në pamjet e publikuara në media duket momenti, kur të rinjtë lyejnë me benzinë automjetet dhe iu vënë flakën.

Gjyshja e djalit të një prej pronarëve të automjeteve që është djegur në Korçë thotë se ata janë njoftuar nga komshia për zjarrin dhe pastaj kanë dalë dhe kanë vënë nën kontroll vetë flakët.

"Ne po flinim mbrëmë, na lajmëroi komshia, ishte ngritur ajo se ka një fëmijë të vogël. U ngrit për fëmijën kur pa zjarrin. “Shpejt zjarr” na tha neve! Ku ka rënë ky zjarri thamë ne? U ngrit djali pastaj, nipi mori markuçin, e shuajtëm vetë. Një e gjysmë ka qenë ora, nuk e di pse e bënë".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit