LSDM: Milloshoski të mos bllokojë Ligjin për masa kufizuese

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.03.2024, 20:43

Deputeti Antonio Milloshoski nga OBRM-PDUKM nuk duhet ta bllokojë Ligjin për masa kufizuese në Kuvendin e Maqedonisë, thonë nga LSDM.

“Vendimi i fundit i partnerit tonë strategjik, SHBA-së, është një tjetër konfirmim se pse është urgjentisht e nevojshme miratimi i këtij ligji dhe krijimi i mundësisë që të gjitha rastet e tilla të referuara nga partnerët tanë strategjikë të procedohen përmes legjislacionit vendas. Milloshoski, i cili drejton Komisionin parlamentar për politikë të jashtme, menjëherë të vendosë në rend dite Ligjin për masa kufizuese, Mickoski dhe OBRM-PDUKM të mbështesin dhe ligji të miratohet”, shtoi LSDM.

Siç thonë ata, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit nuk ka kompromise dhe nuk duhet të ketë më vonesa.

“Çdo hap më afër BE-së do të thotë luftë më e të fortë kundër korrupsionit të madh dhe në të ardhmen do të ndikojë ndjeshëm në uljen e rasteve të tilla në sigurimin e një sistemi drejtësie të drejtë”, ka përfunduar LSDM.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit